Lajme
Dhjetëra policë në Haraçinë / Nuk e respektoi orën policore, policia e ndoqi deri në shtëpi

Një banor i Haraçinës nuk i është bindur urdhrit të policisë për tu ndaluar në rrugë, pasi e kishte kaluar orarin e duhur për qarkullim.
Kaq ka mjaftuar që disa automjete policore të zbarkojnë brenda në Haraçinë për ta ndaluar të njëjtin.
Policët e kanë kapur personin në fjalë pasi e kanë ndjekur deri në shtëpinë e tij në Haraçinë, mëson in7.
Nga informatat tona marrim vesh se policia i ka shqiptuar dënim prej 2500 eurosh për mosrespektim të orës policore dhe mosbindje të urdhrit të policisë./in7.tv/
















