Kosovë
Dezinfektohen rrugët e fshatit Topanicë pas infektimit të një personi me koronaviurs

Pas konfirmimit të një rasti me koronavirus në fshatin Topanicë të Kamenicës, ka nisur dezinfektimi i rrugëve të këtij fshati.
Një banor i këtij fshati ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook, ku shihet se si po bëhet dezinfektimi i rrugëve atje.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka marrë vendim që fshati Topanicë i komunës së Kamenicës të vendoset në karantinë.
Sipas vendimi, kjo masë vendoset për shkak që qytetarët kanë pasur kontakt direkt me personin i cili rezultoi pozitiv me coronavirus.
“Fshati Topanicë, Komuna e Kamenicës shpallet zonë karantinë pasi që banorët e këtyre fshatrave dyshohen se kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me personat e infektuar me coronavirus COVID-19”, thuhet në vendim.





















