Kosovë
Deputetja e PDK-së tregon se si po e kalon kohën në periudhën e koronavirusit

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka treguar se si po e kalon kohën në këtë periudhë të koronavirusit.
Ajo ka treguar se ana pozitive e izolimit është koha që po e kalon me familje, kryesisht me fëmijët.
Po ka obligime mjaft. Si puna me fëmijëve, siç është edhe mësimi online. Por po më mungon edhe natyra edhe Gërmia”, tha deputetja e PDK-së në T7.
“Prej dinamikës së madhe, na ka ra shumë pak kohë me kalu me familjarë, po e përjetoj këtë kohë shumë mirë me familjen, me bashkëshortin dhe familjen e ngushtë”, ka shtuar ajo.
Ajo ka thënë se përveç kësaj, kohën në izolim po e kalon edhe duke lexuar, duke parë seriale, përcjell Periskopi.






















