Kosovë
Deputetja e Nismës: Turp për kryeministrin, po gjen kohë për statusa, e nuk po ju del ndihmë komunave të prekura

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj, ka thënë se janë alarmante informatat që po vijnë nga drejtues të pushteit lokal në Viti dhe Malishevë.
Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të ju dal në ndihmë komunave të prekura dhe të bashkëpunoj me drejtuesit e këtyre komunave.
Ajo ka thënë se është e turpshe që kryeministri gjen kohë të shkruaj statuse e të thurr laved pariake e nuk gjen kohë t’I thërras drejtuesit komunal dhe të interesuar për gjendjen e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Informatat që po vijnë nga pushtetet lokale, dje Vitia e sot nga Malisheva, janë alarmante nga paraqitja e rasteve të infektuara me virus. Siç e tha edhe vet kryetari i komunës Begaj, askush nga qeveria nuk kanë ofruar asnjë ndihmë deri më tani, për të përballuar situatën. I bëj apel qeverisë që urgjentisht të ju dal në ndihmë komunave të prekura dhe të bashkëpunoj me drejtuesit e këtyre komunave. Është e turpshme që kryeministri gjen kohë për të shkruar statuse për lavde partiake, ndërsa nuk gjen kohë për të komunikuar me drejtuesit komunal, për tu interesuar për gjendjen e qytetarëve e për t’ju ofruar atyre ndihmën e nevojshme.





















