Kosovë
Deputeti i VV’së i jep leksione ambasadorit Kosnett se cili është qëndrimi amerikan për Kosovën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në Tëitter ka mbështetur seancën e nesërme që do të mbajë Kuvendi i Kosovës, për të votuar mocionin e votëbesimit për Qeverinë Kurti.
“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, kishte shkruar Kosnett.
Ndërkaq ndaj këtij postimi ka reaguar deputeti nga radhët e VV’së Dimal Basha duke dashur të i jep leksion ambasadorit Kosnett, duke u munduar të i tregoj se cili është qëndrimi i SHBA’së ndaj këtij mocioni.
Basha thotë se Grenell po dëshiron të bëjnë një marrëveshje si trofe për të shfrytëzuar për zgjedhje, ka komentuar Basha në postimin e ambasadorit.
Ai madje thotë se ky nuk është qëndrimi i SHBA’së.
“Ky nuk është pozicion amerikan. Asnjë amerikan nuk ish ndje i kënaqur duke e parë qeverinë më të mirë të Kosovës duke rënë në ndërkohë që jemi duke e luftuar në krizë të madhe si covid 19”, ka shkruar Basha.
Ja komenti i tij:
![]()





















