Kosovë
Deputeti i VV-së bën gafë të rëndë: Mendon se u fotografua me Adem Jasharin

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Në seancën solemne të Kuvendit kanë marrë pjesë edhe familja Jashari.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka postuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit me Rifat Jasharin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Por në përshkrim të fotografisë ai ka bërë një huqje duke e shkruar “Me bacën Adem”.
Më pas Bajqinovci e ka rregulluar përshkrimin e fotografisë.
![]()
![]()




















