Connect with us

Kosovë

Deliu-Kodra: Në vend që ta drejtojnë shtetin në kohë krize, Kurti po na fut në krizë të re

Publikuar

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kur qytetarët kanë nevojë për institucionet në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit, koalicioni qeverisës LDK-VV po sjellin krizën e radhës.

Ajo ka thënë se nëse një qeveri e cila nuk mund ta menaxhojë kabinetin e vet si mundet ta drejtojë vendin në këtë kohe të përhapjes së koronavirusit, raporton Periskopi.

Reagimi i saj i plotë:

Në një gjendje të jashtëzakonshme, kur qytetarët kanë nevojë më shumë se rrallë herë që institucionet të vihen në ballë të kësaj situate pandemike, koalicioni sjell krizën e radhës qeveritare.

Beteja e brendshme politike nuk është dashur ta dominojnë nevojën e një stabiliteti institucional në këtë kohë të vështirë.

Një Qeveri që nuk mund ta menxhojë kabinetin e vet, si pritet të drejtojë vendin në këtë sfidë të rëndë të pandemisë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK