Connect with us

Uncategorized

Del pozitiv me koronavirus Presidenti i Brazilit, i cili u takua me Trumpin javën e kaluar

Publikuar

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro,  ka rezultuar pozitiv me koronavirus thonë disa burime, pandemi kjo e cila po shokon botën.

Tani të gjithë sytë i kanë kah Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u takua me Bolsonaron të shtunën.

Bolsonaro dhe Trump shtrënguan duart me Trumpin në takimin e së shtunës, që do të thotë që spekulimet tani po rriten nëse presidenti amerikan mund të kishte kapur virusin vdekjeprurës, shkruan RT.

Megjithatë djali i Bolsonaros Eduardo, e quajti raportin “gënjeshtër” dhe tha se provat e babait të tij nuk kanë përfunduar ende. “Gjithmonë ka nga ata njerëz që thonë gënjeshtra në media,” tha në twitter të premtën.

Ndërkaq, Trump tha se ai nuk ka “plane” për t’u testuar për sëmundjen. /Periskopi.com/

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK