Connect with us

Kosovë

Deklarohen zyrtarët e Telekomit: Ftuam Policinë që të hetojë për një rast mashtrimi

Publikuar

Policia e Kosovës sot ka kryer një bastisje në Telekomin e Kosovës.

Menduh Abazi nga Telekomi i Kosovës në një prononcim ka thënë se rasti ka të bëjë me një mashtrim prej 105 mijë e 840 euro të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut.

I dyshuari ka përdori dokumente të falsifikuara për një kontratë lidhur me ofrimin e disa shërbimeve.

“Telekomi i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal për dyshimin për mashtrim, muaj më parë. Në momentin që ne kemi vërejtur dyshimin kemi ftuar organet kompetente, të cilët kanë ardhur dhe kanë zhvilluar hetimet. Sot policia ka kryer pjesën e vet të tyre, ka ardhur dhe ka marrë informacionet. Krejt kjo është një punë e jonja në përpjekje për të mbrojtur kompaninë publike. Është hera e parë që ne iniciojmë një rast të tillë dhe është shumë për të ardhur mirë që shumë shpejt ka ndodh kjo, ne kemi qenë vet iniciues dhe bashkëpunues. Mbi 100 mijë euro është dëmi për dyshimin për mashtrim. Në fund të vitit të kaluar ka ndodhur kjo. I dyshuari ishte arrresuar në Ferizaj, është shtetas i Maqedonisë”, ka thënë ai.

Telekomi i Kosovës edhe përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merën me një rast të dyshimtë për mashtrim të kompanisë.

“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin. Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne, me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, thuhet në njoftimin e Telekomit./Periskopi/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK