Connect with us

Kosovë

Deklarata e ministrit Reka për kompromisin me Serbinë nxit reagim të ashpër nga PDK

Publikuar

Ministri i Integrimeve, Blerim Reka, ka propozuar një ide, si zgjidhje në dialogun Kosovë-Serbi, të cilën ai e ka quajtur “kompromis fer për Serbinë”.

“Në vend të kësaj që po flitet, apo që po kualifikohet se kinse duhet dhënë territor Serbisë, unë e kam një ofertë tjetër. Ne mund t’ia japim korridorin transit Serbisë për dalje në Detin Adriatik, përmes Kosovës, përmes autostradës të Kosovës, në Durrës. Dhe më duket se është një kompromis fer për Serbinë”, ka thënë Reka në një intervistë në RTK.

Kjo deklaratë e Ministrit të Lëvizjes Vetëvendosje ka nxitur reagimin e ashpër të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e ka konsideruar këtë ide si tepër shqetësuese dhe të rrezikshme, por edhe anti-kombëtare.

“Si kompromis për marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, Ministri i Vetëvendosjes ka propozuar që Serbisë t’i hapet korridori për daljen në Detin Adriatik. Kjo ide e Ministrit të Vetëvendosjes është rehabilitim i të gjitha përpjekjeve historike serbe, që nga Naçertanje, luftërat ballkanike, projektet e Nikola Pashiqit, Jovan Cvijiqit, e Ivo Andriçit, për ta zhbërë jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin shqiptar. Ideologu serbomadh Cvijiq, duke dashur ta arsyetonte aneksimin e Shqipërisë së Veriut dhe daljen në Detin Adriatik, e kishte quajtur këtë hap si interes ekonomik dhe domosdoshmëri anti-etnografike”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK, po ashtu, ka pohuar se atë që nuk kanë mundur ta bëjnë ideologët serbo-mëdhenj, që ishte përpjekje shekullore serbe për të dalë në Detin Adriatik, po mundohet ta realizojë Vetëvendosje.

“Ky propozim është anti-kombëtar. I rrezikshëm në përmbajtje për kombin shqiptar, mohues për shtetin e Kosovës dhe nxitës i realizimit të aspiratave historike serbe për krijimin e Serbisë së Madhe, me qasje në Detin Adriatik”.

PDK, në deklaratën e saj, ka tërhequr vërejtjen se nuk do ta lejojë asnjë ide që cenon shtetin dhe sovranitetin e Kosovës, ndërsa ka kërkuar nga Kryeministri Kurti që urgjentisht të reagojë me shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit Blerim Reka dhe të distancohet nga një qëndrim i tillë anti-kombëtar.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK