Connect with us

Uncategorized

Dalin shifrat/ Vijon bilanci dramatik në Itali, 651 të vdekur në 24 orët e fundit

Publikuar

Dhe dita e sotme ka një bilanc dramatik për Italinë. Numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 651 e numri total i tyre ka arritur në 5476.

Rritja progresive vazhdon dhe në rastet e personave të infektuar. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5560 raste më shumë se numri i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-\19 është 59138.

Pacientët e shëruar janë sot 7024 e në 24 orë janë verifikuar 952 persona më shumë, një e dhënë kjo pozitive e pothuajse në të njëjtin trend me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 943.

Në Lombardi janë aktualisht 27 206 persona me COVID-19 e numri i viktimave është 3456 e brenda 24 orësh janë regjistruar 361, një numër ky më i ulët se numri i viktimave të 24 orëve më parë (që ishte 546).
Shqetësuese mbetet situata e pacientëve në gjëndje kritike për jetën e në repartet e terapisë intesive ku numri i tyre deri më tani është 3009.

Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 19846 e 23783 po kurohen në kushte shtëpie.

Ndërsa ndryshe nga një ditë më parë rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar është Molise me 66 raste e 7 vitkima, Ndërsa rajoni pa asnjë viktimë me koronavirus vazhdon të mbetet ai i Bazilikatës.
Gjatë 24 orëve të fundit është rritur dhe numri i personave të infektuar në rajonin e Lazios , ku është pozicionuar kryeqyteti italian Romë me 1383 persona pozitive e 53 vitkima.
Rajonet jugorte italiane gjithashtu kanë sinjalizuar rritje të rasteve me OCVID-19 në teritorin e tyre.

Në Kalabri janë deri më tani 273 të infektuar e 8 viktima,

Në rajonin e Puglias, 786 raste e 31 viktima.

Në Sardenja janë 339 të infektuar e 7 viktima

Në Sicili 630 të infektuar e 8 viktima.

Deri më sot Italia ka kryer 258 402 tampone. /Ora News.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK