Sport
Dalin rezultatet e testit të Kylian Mbappe për koronavirus

Talenti francez nuk ishte stërvitur në dy ditët e fundit me PSG-në, dhe të martën i ishte nënshtruar një testi, për të zbuluar nëse ishte infektuar me koronavirus.
L’Equipe raporton se analizat e rezultatit kanë dalë negative.
Edhe pse nuk pritet që ai të fillojë sfidën kthyese kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve. Mbappe do të jetë me skuadrën, duke qenë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel./Lajmi.net/






















