Connect with us

Kosovë

Çudë: Arrestohen aktivistët e AAK-së për shkak të aksionit simbolik

Publikuar

Janë arrestuar disa aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ata ishin duke realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka thënë se e dënon ashpër një veprim të tillë, raporton Koha.net.

Sot gjatë ditës, aktivistë të AAK-së kanë vendosur para Qeverisë një arkivol me disa nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti, e të cilat ishin shkelur.

Ndërkohë, ka reaguar edhe vetë partia, AAK, e cila ka dënuar aksionin në fjalë.

“Dënojmë ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjve të AAK-së, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, thuhet në reagim./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK