Sport
Coutinho ishte afër rikthimit në Premierligë – Pochettino prishi gjithçka

Ylli brazilian i futbollit, Coutinho, nuk po kalon vitet më të mira të mundshme me Barcelonën dhe Bayern Munich
Anëtari i Barcelonës që këtë sezon e luajti në huazim te Bayern Munich, ka dështuar të gjej formën e tij më të mirë.
Lojtari lidhet me një rikthim të mundshëm në Premierligë, të cilin ishte shumë afër ta bënte edhe më herët, po të mos ishte për Mauricio Pochettinon.
‘Mirror’ shkruan se Spurs u interesuan për Cou, por Pochettino nuk e dëshiroi brazilianin, transmeton lajmi.net.
Thuhej se të gjitha marrëveshjet ishin mbyllur, por në fund trajneri argjentinas vendosi të mos finalizohej transferimi.
Coutinho përsëri po lidhet me një rikthim të mundshëm në Premierligë, para merkatos së ardhshme. /Lajmi.net/






















