Sport
Coronavirusi – UEFA nuk llogaritë në gjyqtarët italianë

Shkaku i frikës nga Coronavirusi, gjyqtarët italianë nuk janë përfshirë nga UEFA për ndeshjet e ardhshme të garave evropiane, përcjell lajmi.net.
Në Ligën e Kampionëve, Daniele Orsato drejtonte ndeshjen Real Madrid – Manchester City, javën e kaluar.
Derisa në Ligën e Evropës, në raundin 1/32, Marco Guida drejtonte ndeshjen e Espanyol – Wolverhampton, kurse Massa drejtonte ndeshjen e Arsenalit kundër Olympiacos.
‘Tuttomercatoweb’ bën të ditur se të gjithë gjyqtarët italianë janë përjashtuar nga UEFA, për ndeshjet e radhës.
Italia është një nga vendet më të prekura nga Coronavirusi. /Lajmi.net/





















