Shëndetësi
Coronavirusi, Italia mbyll të gjitha shkollat dhe universitetet

Italia ka njoftuar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për shkak të përhapjes së coronavirusit, pasi numri i vdekjeve në të gjithë vendin u rrit në 79.
Qeveria ka urdhëruar në të gjithë vendin të mbyllen të gjitha shkollat deri në mes të marsit, njoftoi agjensia e lajmeve Ansa, përcjellë Klan Kosova.
Shkollat dhe universitetet në rajonet më të prekura nga Italia e veriut ishin mbyllur tashmë 10 ditë më parë, por shpërthimi që nga atëherë u përhap, me më shumë se 2.500 njerëz të infektuar.





















