Kosovë
Çnjerëzore: Një dyqan në Tajlandë riciklonte dhe më pas i shiste maskat e përdorura

Frika nga përhapja më e madhe e virusit vdekjeprurës, COVID-19, ka bërë që shumë persona të fillojnë të mbajnë maska, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Epidemia siç duket është bërë vatër për disa persona që po e shohin si mundësi të mirë për të përfituar më shumë para, transmeton Periskopi.
Policia në Tajlandë ka zënë një dyqan të mallrave të dorës së dytë në Saraburi, një provincë në veri-perëndim të Bangkok, dhe gjeti gjashtë punëtorë që riciklonin dhe rishitnin maskat e fytyrës. Ata vendosën maskat e fytyrës në një makinë larëse para hekurosjes dhe ripaketimit të tyre në kuti për shitje.
Gjatë bastisjes, autoritetet gjetën thasë të tëra të maskave të përdorura për fytyrën. Ata vlerësuan se kishte dhjetëra mijëra maska për fytyrën që përpunoheshin në dyqan.
Pronari i dyqanit tha që shiti deri në 200,000 maska të ricikluara me çmim 1 dollarë secila./Periskopi/




















