Connect with us

Uncategorized

Itali, mbi 3600 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve

Publikuar

Italia është vendi më i prekur në Evropë dhe vendi i dytë më i prekur pas Kinës me virusin COVID19.

Sipas të dhënave zyrtare të përditësuara para disa minutash, vetëm gjatë 24 orëve të fundit numri i të infektuarve është rritur për 3626, shkruan lajmi.net.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID19 ka shkuar në 31,506, ndërsa 2503 prej tyre kanë vdekur.

Pacientë të shëruar janë 2941, ndërsa prej të infektuarve, 2060 janë në terapi intensive.

Në Kosovë numri i të infektuarve me koronavirus është 17