Kosovë
Çka nënkupton emergjenca e shëndetit publik? Mësojeni

Qeveria e Kosovës ka vendosur të shpallë gjendjen e emergjencës së shëndetit publik pas rekomandimit të Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe pas rritjes në 9 të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend.
Por, çfarë është gjendja emergjente:
Gjendja e emergjente buron nga një deklarim i qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme apo emergjente, që paraqet rrezik thelbësor për vendin.
Qeveria e Kosovës është mbështetur në LIGJI Nr. 04/L-125 për Shëndetësi që tregon se çfarë duhet të bëhet kur shpallet gjendjen emergjente.
Sipas këtij ligjin nënkuptohet ndryshim i menjëhershëm i gjendjes shëndetësore.
“Emergjenca-ndryshimi i përnjëhershëm i gjendjes shëndetësore, që në rast të mungesës së ofrimit të shërbimit të shpejtë shëndetësor rrezikon jetën ose dëmton seriozisht shëndetin e qytetarit ose banorit” thuhet në Neni 3 – Paragrafi 1.34.
Ndërsa përgjegjësitë e ministrisë gjatë gjendjes emergjente janë këto:
Neni 89.Përgjegjësitë e Ministrisë
1. Zbatimi i kujdesit shëndetësor gjatë gjendjes së emergjencës sigurohet nga ana e Ministrisë në pajtim me këtë ligj dhe legjislacionin tjetër në fuqi.
2. Aktivitetet e kujdesit shëndetësor në rastet e emergjencës nga paragrafi 1. i këtij neni përfshijnë:2.1. zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi;
2.2. adaptimin e sistemit të kujdesit shëndetësor nëpërputhje me planin emergjent;
2.3. zbatimin e ndryshimeve në sistemin e referimit dhe të udhëheqjes;
2.4. sigurimin e shërbimit emergjent të kujdesit shëndetësor për qytetarët;
2.5. veprimin e institucioneve të përkohshme shëndetësore;
2.6. aktivizimin e kapaciteteve plotësuese dhe të rezervave.
3. Gjatë gjendjeve emergjente të drejtat e qytetarëve të përcaktuara me ligje, do të garantohen deri në masën që nuk e rrezikon efikasitetin e masave të ndërmarra për tejkalimin e tyre.
4. Dinjiteti i qytetarit do të respektohet në tërësi dhe vazhdimisht, pavarësisht nga kufizimet që i përcakton paragrafi 3. i këtij neni.
Gjithashtu, Qeveria është mbështetur në Ligjin nr. 02/L-109 i cili ka të bëjë me parandalimin e sëmundjeve ngjitëse për të ardhur deri tek ky vendim.
Më saktësisht, neni 41 me tre pika kryesore, shpjegon në detaje se cfare ndodhë pas marrjes së këtij vendimi nga qeveria.

Në gjendje emergjente, shtetit i lejohet të përdorë cdo mjet të mundshëm në luftim të virusit sipas dispozitave dhe
Pika e dytë e nenit 41 thotë se se për ta parandaluar futjen dhe përhapjen e kolerës, murtajës, variola vera, etheve hemorragjike virale, etheve të verdha, SARS-it, gripit të shpendëve dhe sëmundjeve të tjera ngjitëse në tërë vendin, Ministria e Shëndetësisë, me akte nënligjore përcakton masat e posaçme të jashtëzakonshme për mbrojtje nga këto sëmundje, si vijon:
a) Ndalimi i udhëtimit në vendin ku është përhapur epidemia e ndonjërës nga këto
sëmundje;
b) Ndalimi i qarkullimit në rajonet e infektuara ose drejtpërsëdrejti të rrezikuara;
c) Kufizimi ose ndalimi i qarkullimit të llojeve të veçanta të mallrave dhe të produkteve;
d) Pjesëmarrja e detyrueshme e institucioneve shëndetësore, institucioneve të tjera dhe e
qytetarëve në luftimin e sëmundjes dhe në shfrytëzimin e objekteve, të pajisjes dhe të
mjeteve të transportit me qëllim të luftimit të sëmundjeve ngjitëse;
Këtu saktësohet sipaspikës a) që do të ndalohet udhëtimi në vendet ku është përhapur epidemia. Në tre qytete vetëm është vendosur karantina, ndërsa pritet të vihet edhe në Llap. Po ashtu sipas piakve tjera pritet të ndalohet qarkullimi në ato pika dhe do të angazhohet në luftimin e kësaj sëmundje.
Për të gjithë të angazhuarit, sipas pikës 3 në po të njëjtin nen, do të ketë kompensim adekuat.





















