Connect with us

OP / ED

“Çka është marja për rezilin”

Publikuar

Shkruan: Belkis Latifi

Indikacionet dhe obstruksionet e para kundrejt qeverisë Kurti nuk filluan që tani, shkendijat e para qenë që para formimit të qeverisë, atëherë kur Isa Mustafa, edhepse humbës i zgjedhjeve, tentonte dhe sillej sikur të ishte fitues i tyre, vetëm sa nuk kërkoi dhe postin e kryeministrit.

Problemi dhe shqetësimi që i brente në vazhdimësi treshen komuniste ishte Vjosa Osmani, pikërisht për shkak të konstruktivitetit dhe optimizmit të saj për ecuri të suksesshme të kësaj qeverie. Frika dhe paniku që kaploi këtë udhëheqësi të Ldk-së, (që ndoshta harruan se një pjesë dërmuese të elektoratit fituan pikërisht për shkak të kandidimit për kryeministre të zonjës në fjalë) dhe disi i’u bë therrë në sy, edhepse vendosën që të durojnë dhe t’i tejkalojnë këto situata. Por, jo edhe atëherë kur ajo me deklaratë u’a cënon edhe qëllimin kryesorë të tyre, largimin e Kurtit nga kryevendi. Atëherë s’mund të durojnë, andaj dhe pasuan akuza të menjëhershme në drejtim të saj, dhe ajo tanimë gjendet përballë një sfide të madhe, një hapi që duhet t’a ndërmer: kërkim falje elektoratit të saj dhe kalimin në forcën politike në vend – VV, me pretekstin se udhëheqësia e subjektit politik që ajo përfaqëson, i’a tregoi derën, jo me dëshirën e saj.

Ujku do mjegull. Situata i erdhi në këmbë presidentit të vendit, z.Thaçit i cili mobilizoi menjëherë të gjithë opozitën: “Ldk”, Aak, Pdk, Nisma, nën moton: të bashkuar, për të rrëzuar.

E ç’mund të pritej tjetër kundrejt një lideri vizionar, pa hipoteka, pa korrupsion dhe me dinjitet e krenari nga njëra anë, dhe njerëz që keqpërdorën pozitat e tyre udhëheqëse në kurriz të popullit për gjithë këta vite, në anën tjetër. Edhe Virusi Korona i cili ka vërshuar edhe në trojet tona, dhe për çdo ditë kemi raste të reja, nuk arriti t’i ndalë: “Të frikësuarit (për veprat e tyre në të kaluarën) dhe të eturit për pushtet”, në këtë mënyrë, popullit të tyre, përveç frikës dhe dertit për virusin në fjalë, të i’a shtojnë edhe brengën për ardhmërinë e shtetit të tyre – Kosovës, dhe mbetjen e saj në duart e atyre, që për kaq vite, nuk i dhanë asgjë, e i morën shumë. Themi: “Do të ndëshkoheni nga populli, madje edhe më shumë se sa prisni, po vetëmbyteni.”
E ç’thuhet tjetër për këtë vetëm se: Çfarë është turpi për rezilin.”