Connect with us

Sport

Cila do të jetë e ardhmja e Harry Kane?

Publikuar

me

Anglezi ka qenë me Spurs që kur hyri në akademinë e tyre në vitin 2004, por nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe me klubin pavarësisht se u bë sulmuesi kryesor.

Skuadra veriore e Londrës fitoi trofeun e fundit në 2008, duke mposhtur Chelsea 2-1 në Wembley për të fituar Kupën e Ligës. Humbja në finalen e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar ndaj Liverpool është suksesi më i madh që klubi ka arritur në një turne madhor që nga ai vit, transmeton lajmi.net.

“Natyrisht që e bëj këtë pyetje shumë”, tha Kane. “Është një nga ato gjëra. Nuk mund të them po dhe nuk mund të them jo”.

“Unë i dua Spurs, gjithmonë i kam dashur Spurs, por janë disa. Të shohim përparimin e klubit e më pas të vendosim”. /Lajmi.net/ 

Advertisement

MË TË LEXUARAT