Connect with us

Lajme

Çifti me koronavirus fut në karantinë gjithë fshatin në Roskovec

Publikuar

Bashkia e Roskovecit i ka kërkuar autoriteteve të shëndetit publik dhe policisë që të vendosin karantinimin e fshatit Mbërs.

Në këtë fshat rezultuan të prekur me koronavirus një çift bashkëshortësh të cilët kishin pasur histori udhëtimi me Italinë.

Pas konfirmimit të këtyre dy rasteve, Bashkia e Roskovecit mori masa për izolimin e fshatit.

Nga të dhënat paraprake mendohet se çifti i bashkëshortëve që rezultuan pozitiv me Covid-19 kanë pasur kontakte me një numër të konsiderueshëm të banorëve të këtij fshati.

Për këtë arsye është kërkuar izolimi i banorëve në banesat e tyre, ndërsa edhe lëvizja e mjeteve të autorizuara drejt fshatit Mbërs po mbikëqyret rreptësisht nga policia dhe ushtria./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK