Sport
Chelsea jep të rejat rreth yllit të skuadrës që është prekur nga Covid19

Hudson Odoi është anëtari i Chelsea, i cili ka rezultaur pozitiv në testet e koronavirusit.
Faqja zyrtare e Chelsea shkruan se i riu anglez tashmë është në situatë më të mirë dhe po ia del mirë në luftën me virusin.
“Ne jemi të lumtur t’iu njoftojmë se Callum Hudson Odoi është duke u ndjerë më mirë, pasi ka kaluar në periudhëne vet-izolimit” thuhet në komunikatën e Chelsea, transmeton lajmi.net.
“Përveç kësaj, lojtari po stërvitet fort në shtëpinë e tij, duke mbajtur formën, siç po bën pjesa tjetër e skuadrës së Chelsea” thuhet në mes tjerash.
‘Blutë’ e Londrës nuk kanë ndonjë lojtar tjetër që ka rezultaur pozitiv me këtë virus. /Lajmi.net/






















