Sport
Chelsea dhe Inter pas Acerbi – flet agjenti i lojtarit

Mbrojtësi i Lazio, Francesco Acerbi, ka tërhequr vëmendje nga skuadrat e mëdha si Chelsea e Inter.
Agjenti i lojtarit ka folur së fundmi lidhur me situatën e klientit të tij, duke thënë se nuk është i surprizuar nga ky interesim, duke insistuar se Acerbi mund të luajë kudo në Evropë.
“Kam lexuar për Chelsea dhe Inter, por nuk di shumë për këtë” ka thënë agjenti Pastorello, transmeton lajmi.net.
“Ajo që mund të them është se Francesco është një mbrojtës që mund të luajë për secilin klub në Evropë” ka shtuar agjenti i lojtarit.
32 vjeçari ka kontratë valide me Lazion deri në qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/





















