Connect with us

Sport

Chelsea bën njoftimin e fundit për shëndetin e Hudson-Odoi, të prekur nga koronavirusi

Publikuar

Ylli i Chelseas ishte në mesin e futbollistëve të prekur nga pandemia e koronavirusit, që ka pezulluar të gjitha kampionatet e futbollit në botë.

Chelsea të martën përmes një komunikate ka konfirmuar se Hudson-Odoi është kthyer sërish në normalitet dhe se nuk po shfaq simptoma të virusit.

“Ne jemi të lumtur që raportojmë që Callum Hudson-Odoi tani po ndjehet mirë dhe është kthyer në gjendjen e zakonshme pas periudhës së izolimit të kërkuar, pasi doli pozitiv në Covic-19”, thuhet në njoftimin e skuadrës nga Londra.

Për shërimin e Hudson Odoi ka folur edhe trajneri Frank Lamard, dhe është deklaruar i lumtur për përparimin e bërë në shëndet nga anglezi i ri./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK