Connect with us

Sport

Capello tregon rëndësinë që Ronaldo kishte për Realin dhe Messi ka për Barcën

Publikuar

Capello, që dikur drejtonte Real Madridin, beson se ‘Los Blancos’ nuk janë akoma afër që të mbulojnë hapësirat e lëna nga portugezi.

Sipas italianit, me Ronaldon në lojë, kundërshtari e dinte se duhej të shënonte dy gola për fitoren. Njësoj vlen edhe për kundërshtarët e Barcës.

“Si komentator televiziv do të thoja se për ta mposhtur Madridin duhej të shënonit dy gola, sepse e dinit se Ronaldo do të shënonte një” ka thënë Capello, transmeton lajmi.net.

“E njëjta gjë vlen edhe për Barcelonën, me Lionel Messin” ka shtuar italiani.

Që kur Ronaldo u largua nga ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid ka dështuar të gjej një zëvendësues të duhur për të.

Në anën tjetër, Barca mbështetet akoma në ‘magjinë’ e Lionel Messi. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK