Connect with us

Kosovë

Cakolli: Sali Berisha dikur bënte montime me Fazlliqin kundër Kosovës, tash po bën fotomontazhe

Publikuar

Ish-zëvendësministri i PDK-së, Bujar Cakolli, ka reaguar pas publikimit të fotomontazhës së Sali Berishës për Hashim Thaçin.

Cakolli ka thënë se Sali Berisha edhe sa kishte pushtet në Shqipëri është marrë me montime, por montimet e tij politike dhe biznesore me Kosovën dhe për Kosovën, atëherë kanë marrë jetë njerëzish. Tash që ka mbetur pa pushtet, si zanatçi i montimeve, Cakolli ka thënë se Berisha paska nisur të merret edhe me montim të fotografive, duke shpërfaqur kështu dëshirën e kamotshme që Kosova të mbetej vetëm një autonomi nën Serbi, për të cilën punoi me shumë zell.

“Sali Berisha e paska bërë një fotomontazh me fytyrën e Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit. Por, kjo simbolikë flet më së shumti për vetë Sali Berishën dhe tregon shumë se kush ka qenë dhe vazhdon të jetë ai. Edhe sa kishte pushtet në Shqipëri është marrë me montime, por montimet politike dhe biznesore të Sali Berishës me Kosovën dhe për Kosovën, atëherë kanë marrë jetë njerëzish.

Kurse, tash që ka mbetur pa pushtet, si zanatçi i montimeve ai paska nisur të merret edhe me montim të fotografive, duke shpërfaqur kështu dëshirën e kamotshme që Kosova të mbetej vetëm një autonomi nën Serbi, për të cilën punoi me shumë zell.

Mbase tash Sali Berishës po i mungon shumë edhe dashuria për Fazlliqin dhe fazlliqët e rinj, me të cilët, në kohën e mashtrimeve të mëdha ekonomike dhe financiare, ndanin së bashku edhe një apartament.

Por, Hashim Thaçi dhe shokët e tij, që i prinë luftës çlirimtare në Kosovë, ua kishin prishur montimet edhe atëherë, prandaj edhe i ka mbetur zanati si zakon për t’i sulmuar!”, ka shkruar Cakolli.

Lajme59 seconds ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni1 hour ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri2 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme3 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni3 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri4 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme4 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë4 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme4 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni4 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë5 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK