Kosovë
Cakolli: Antiamerikanizmi i Kurti nuk është i rastit, ekstremistët e majtë i ka mbledhur rreth vetes

Ish-zëvendësministri Bujar Cakolli, ka thënë se qëndrimet kundër agjendës amerikane të Kurtit nuk janë as të rastit dhe nuk ndërlidhen as vetëm me situatën aktuale.
Këto qëndrime, sipas tij, burojnë thellësisht në bindjet e mykura ideologjike antiliberale dhe antiamerikane, si dhe kundër bashkëpunimit shqiptaro-amerikan të Kurtit dhe njerëzve të tij.
Duke e përmendur Agon Hamzën, Cakolli ka thënë se edhe tash Kurti ka emëruar si këshilltarë rreth vetes njerëz të ekstremit të majtë, që shquhen për qëndrimet antiperëndimore, veçanërisht antiamerikane.
“Qëndrimet e hapura të Qeverisë Kurti kundër agjendës amerikane për Kosovën, refuzimet kategorike për të bashkëpunuar me aleatin kryesor, SHBA-në, nuk janë as të rastit dhe as nuk ndërlidhen vetëm me situatën aktuale.
Ato burojnë thellësisht në bindjet e mykura ideologjike antiliberale dhe antiamerikane, si dhe kundër bashkëpunimit shqiptaro-amerikan të Kurtit dhe njerëzve të tij. Ai edhe tash ka emëruar si këshilltarë rreth vetes njerëz të ekstremit të majtë, që shquhen për qëndrimet antiperëndimore, veçanërisht antiamerikane dhe pro armiqve të SHBA-së, si Rusia e Kina.
Klubit marksist-leninist-maoist të Kurtit i është bashkuar edhe ekstremisti i majtë Agon Hamza, i cili përveçse shpreh trashëgiminë titiste familjare, hapur shpreh edhe qëndrime kundër prezencës amerikane në Kosovë. Kosova ka luftuar me dekada për t’u çliruar nga “jugosllavizmi” dhe sot nuk do të lejojë që pinjollët e tij të vendosin për fatin e saj”, ka shkruar Cakolli.




















