Connect with us

Kosovë

Bytyçi: Keqpërdoruesi i fondeve, Haki Abazi, të mos e përziej PDK-në në krizën LDK-VV

Publikuar

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka reaguar ndaj zv.kryeministrit Haki Abazi i cili në disa shkrime të bëra sot gjatë ditës ka përmendur PDK’në.

Bytyçi ka thënë se Haki Abazi si përfitues e keqpërdorues i fondeve të mos ngatërroj PDK’në në krizën që e kanë shkaktuar me LDK’në.

“Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në”, ka shkruar ai.

Reagimi i tij i plotë:

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë luftën e ndytë që kanë filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mu në kohen e pandemisë, e paska përmend edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës, refuzon me përbuzje çfarëdo pjesëmarrje në krizën Tuaj politike me LDK-në.

Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19.

Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie.

Marre ju qoftë!

 

NA NDIQ NË FACEBOOK