Ndryshe
Burgoset edhe një mësuese në Amerikë – sepse bëri seks me nxënësit

Një mësuese e cilësuar “jashtë kontrolli” është burgosur për përdhunimin e dy djemve, ndësa nxënësit e shkollës e shihnin duke bërë seks me një prej tyre në makinë.
27 vjeçarja Kathryn Houghtaling, u dënua me katër vjet burg, ndonese ligji e parashikonte deri në 15 vjet burg. Por ajo pranoi akuzat për sjellje seksuale me dy djem me moshë 16 e 17 vjeç.
Sulmet seksuale kishin ndodhur në dhjetor 2018 e janar 2019 në Michigan, kur të dy viktimat ishin nën moshën e pranimit të akteve seksuale, e cila është 18 në atë shtet të SHBA.
Në fjalën e saj Houghtaling qante duke pranuar se ishte sjellë në mënyrë të rëndë dhe se prej krimit të saj kishte humbur si vendin e punës dhe martesën.






















