Connect with us

Sport

“Bruno Fernandes do të jetë legjendë e Man Utd”

Publikuar

I transferuar në janar te skuadra nga ‘Old Trafford’, Bruno ka fituar zemrat e tifozëve, por edhe të shokëve të skuadrës.

Portugezi është kthyer në një lider të mesfushës së ‘Djajve të kuq’. Shoku i tij i skuadrës, Diogo Dalot, beson se portugezi do të bëhet legjendë e skuadrës së Manchester United.

“Ai është një top-djalë, top-lojtar. Ai do të bëhet legjendë” ka thënë Dalot, transmeton lajmi.net.

“Ai është i pabesueshëm, ai mund të jetë edhe më i mirë. Ai do të mësojë shumë nga ky klub” ka thënë tutje anëtari i United.

Bruno Fernandes është shpallur lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premierligë, duke fituar kështu çmimin e parë personal që nga ardhja e tij në Premierligë, në muajin janar. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK