Connect with us

Lajme

Bota në krizë prej koronavirusit, por lojërat online arrijnë ‘bum’-in, Counter Strike për rekord

Published

on

Pas shfaqjes së coronavirusit, rekord lojtarësh në Counter-Strike, për herë të parë mbi 1 milion lojtarë online.

Coronavirusi ka kapluar botën tashmë, por kjo nuk ka ndikuar që një lojë online të luhet edhe më shumë këtyre ditëve.

Bëhet fjalë për lojën e famshme Counter-Strike, e cila ka arritur një shifër rekord të lojtarëve në të njëjtën kohë

Saktësisht kjo lojë arriti kulmin kur në të njëjtën kohë ishin duke luajtur plotë 1,002,031 lojtarë sot, sipas statistikave zyrtare të Steam.

Kjo e bën atë lojën më të njohur në Steam.

MOBA e Valve, Dota 2, aktualisht është loja e dytë më e popullarizuar në Steam, me një kulm prej 685.879 lojtarë. Battle royale PUBG është në vendin e tretë me 525.462 lojtarë.

Duket se ka gjasë që shpërthimi i coronavirusit, i cili ka ndezur një valë të vetë-izolimit në të gjithë globin, ka kontribuar në rritjen rekorde të kësaj loje.(BalkanWeb)

NA NDIQ NË FACEBOOK