Connect with us

Kosovë

Blerim Latifi thotë se Kurti mori zemër pas vizitës së këshilltarëve të Merkelit e Macronit

Publikuar

Analisti politik, Blerim Latifi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr zemër pas vizitës së këshilltarëve kryesorë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Sipas tij, tani duket se Kosova po kthehet në fushëbetejë të përçarjes perëndimore.

“Për çfarë erdhën këta dy këshilltarët e Merkelit dhe Macronit në Prishtinë?”, pyet Latifi në një shkrim në Facebook.

“Mbase me i thanë Kurtit: Qëndro se na të mbrojmë! Nuk është e rastësishme që pas takimit me ta, Kurtit iu çel goja, për dallim nga ditët tjera kur presionit amerikan i përgjigjej rëndom me heshtje”

“Si duket jemi duke u shndërruar në fushëbetejë të përçarjes perëndimore!”, shton ai.