Kosovë
Blerim Latifi tallet me grindjet e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit në kohë Koronavirusi

Filozofi Blerim Latifi ka kritikuar akterët tanë politikë që po vazhdojnë të merren me çështjen e taksës ndaj produkteve të importuara nga Serbia.
Sot gjatë ditës, kryeministri Kurti kërkoi falje për mos-heqjen e taksës derisa e bëri LDK-në përgjegjëse për një gjë të tillë. Në fakt, LDK-ja ka kërkuar heqjen e plotë të saj vazhdimisht, ashtu siç ka kërkuar ShBA-ja dhe BE-ja.
Ndërkohë, po gjatë kësaj dite, kryetari i LDK-së Isa Mustafa e quajti Kurtin “njeri që merret me konspiracione” dhe “dogmat”, shkruan Periskopi.
Filozofi Blerim Latifi në anën tjetër është tallur me këto grindje politike, duke e cilësuar koronavirusin në sferën politike si “obsesion”.
Statusi i plotë:
Kurti, Mustafa e Skenderi, paskan folë edhe sot për taksën. Aq na është bërë obsesion politik kjo taksë, saqë edhe po ra ndonjë bombë atomike në Kosovë, ka me u gjetë ndonjë hajvan që ka me pyetë: Çka u bo me taksën, a u hoq a jo?


















