Lajme
Berat: Goditet për vdekje nga makina një 40-vjeçar

Një aksident ka ndodhur sot në orën 20.00 në aksin rrugor Ura Vajgurore – Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”.
Shtetasi me inicialet R.D, duke drejtuar mjetin e tij tip benz, ka goditur me pasojë vdekjen shtetasin A.D, 40 vjeç banues ne fshatin Tapi, Kuçovë, raporton Top Channel përcjell Klan Kosova.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon per zbardhjen e shkakut të aksidentit.




















