Kosovë
Bekim Jashari: Hamëz dhe Adem Jashari patën oferta prej LDK’së që ta lëshojnë vendin

Bekim Jashari sonte në Debat Plus ka treguar se si LDK i kishte bërë ofertë Hamëz dhe Adem Jasharit që ta lëshojnë Kosovën, transmeton Periskopi.
Sipas tij ofertë të tillë kishin marrë edhe nga serbët e shqiptarët.
‘’Kanë pasë shumë oferta. Presion ka pasë mixha në Gjermani. Kanë premtu që nuk kanë me i ngucë kërkush as therrë në këmbë, vec le ta lëshojnë Kosovën. Nga serbët, shqiptarët, nga LDK. Vetëm le të lëshojnë Kosovën, cka të dojnë e ku të dojnë. Por s’kanë dashtë’’/PERISKOPI/





















