Sport
Befason Ter Stegen: Kam zbuluar një mënyrë të re stërvitjesh

Kampionati i La Liga, njësoj si shumica e kampionateve të futbollit në botë, vazhdon të jetë i suspenduar si pasojë e Covid19.
Kësisoj, edhe skuadra e Barcelonës (lojtarët e saj) vazhdojnë të jenë në vet-izolim, ku duket se kanë filluar të zbulojnë talente të reja.
Së fundmi, disa fjalë interesante ka thënë Ter Stegen, i cili insiston se ka zbuluar një rrugë të re për t’u stërvitur.
“Kaloj shumicën e kohës sime në sallon dhe kuzhinë” ka thënë Ter Stegen, transmeton lajmi.net.
“Por, unë kaloj kohë edhe në palestër. Ka shumë stërvitje që po i përsëris çdo ditë. Ndonjëherë stërvitem para mëngjesit” ka shtuar portieri.
“Pastaj, unë pastroj shtëpinë time, gjë që është sikur të stërvitesh. Po e bëj mirë këtë punë” ka thënë ndër të tjerash Ter Stegen.
Kështu, duket se punët e shtëpisë po bëjnë që Ter Stegen të qëndrojë në formë, gjatë ditëve të karantinës. /Lajmi.net/






















