Uncategorized
Befasojnë shifrat: Në Itali vetëm dy persona kanë vdekur nga koronavirusi

Nga Italia vjen terrori i organizuar nga apeli për karantinim dhe kujdes ndaj koronavirusit, por edhe qasjet e para kundër informative ndaj atij që mund të quhet keqlexim i matematikës së vdekjeve nga virusi.
Media të ndryshme refuzojnë të pranojnë narrativën zyrtare që na thotë infektim baraz me mundësi të larta vdekjeje.
Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali informon se vdekjet për shkak të CoVid 19 në Itali janë vetëm DY.
Të gjithë personat e tjerë që kanë vdekur deri më tani kanë patur patologji të tjera, të cila e CoVid 19 u është shtuar duke katalizuar përshpejtimin e vdekjes,
“Pacientët e vdekur që kanë rezultuar pozitivë kanë një moshë mbi 80 vjeç dhe janë në masë të madhe meshkuj.
Gratë janë vetëm 25.8%. Vetëm dy të vdekur që kanë rezultuar pozitivë nuk kanë patur patologji të tjera”, tha në një konferencë për shtyp, kreu i Institutit, Silvio Brusaferro.
Ndonëse duhet ende punë për ta sqaruar këtë çështje, e dhëna paraprake përbën një sinjal se paniku global është në masë i papërligjur.






















