Gjithsej 120 kandidatë të Bashkimit Demokratik për Integrim do të garojnë për deputetë më 12 prill. Çdo listë në 6 njësi zgjedhore përmban nga 20 kandidatë, raporton TV21.
58 prej kandidatëve janë gra dhe vajza. Ndërsa 118 prej tyre garojnë për herë të parë në zgjedhje.
“Ne të gjithë që jemi në listë, 100% kemi kaluar procesin e vetingut partiak. 100% me veting. 98% për fytyra të reja. 49% gra në listat tona, nuk janë vetëm numra por arritje monumentale në skenën politike në vend dhe një premtim dhe garancë për një të ardhme të sigurt”, tha Fisnike Bekteshi – Shaqiri.
Në prezantimin e kandidatëve para selisë së partisë në Shkup nuk u duk asnjë nga bartësit e listave.
Në zonën zgjedhore 1 listës do t’i prijë Izet Mexhiti, pas të cilit do të jenë Arben Zyberi e Shermine Mamuti.
Njësia zgjedhore 1
- Izet Mexhiti
- Arben Zyberi
- Shermine Mamuti
- Mesud Jakupi
- Muhamet Ali
Njësia e dytë do të udhëhiqet nga Ministri Arbër Ademi, Berat Ajdari i dyti ndërsa Merita Koxhaxhiku e treta në listë.
Njësia zgjedhore 2
- Arbër Ademi
- Berat Ajdari
- Merita Koxhaxhiku
- Harun Rexhepi
- Qamil Sulejmani
Në këto zgjedhje BDI përpiqet të marrë deputetë edhe në zonën 3 dhe 4, ndonëse këtu nuk ka shumë elektorat.
Tek treshi listës do t’i prijë ish-ministri Bekim Neziri, pas tij janë Safet Ahmedov e Meri Nikollovska-Buxhaku.
Njësia zgjedhore 3
- Bekim Neziri
- Safet Ahmedov
- Meri Nikollovska-Buxhaku
- Safit jakupi
- Rifat Vusljanin
Në zonën e 4 zgjedhore listën e udhëheq Sead Zejneli.
Njësia zgjedhore 4
- Sead Zejnel
- Lejla Emrulai
- Arijeta Omerova
- Bashkim Shukrija
- Adelina Zeqiri
Bartës i njësisë 5 është Talat Xhaferi, i ndjekur nga Ismail Jaoski, Arbana Palloshi e Jeton Shaqiri.
Njësia zgjedhore 5
- Talat Xhaferi
- Ismail Jahoski
- Arbana Palloshi
- Jeton Shaqiri
- Musa Ibraimi
Listës së zonës 6, këtu ku maten forcat mes partive shqiptare, listës do t’i prijë Ali Ahmeti, i dytë në listë Florin Besimi, i ndjekur nga Arta Bilalli-Zendeli, ministri aktual Naser Nuredini, Bajram Rexhepi e Vjolla Ademi.
Njësia zgjedhore 6
- Ali Ahmeti
- Florin Besimi
- Arta Bilalli-Zendeli
- Naser Nuredini
- Bajram Rexhepi
- Vjollca Ademi
Dukshëm në lista, përveç bartësve, janë lënë anash zyrtarë e deputetë që kanë qenë emra të njohur te integristët. Nuk do të garojnë më Xhevat Ademi, Ejup Alimi, Artan Grubi, Rexhail Ismaili, Shpresa Hadri, Mirsada Emini e Agim Shaqiri.




















