Connect with us

Sport

Basketbollisti që luajti në Kosovë deri më 2 mars, futet në karantinë nga frika se mund të jetë infektuar me koronavirus

Publikuar

McKay më 2 mars kishte ndarë rrugët me skuadrën nga Suhareka, për të vazhduar karrierën në Singapor, te skuadra Singapore Sligers.

Faqja zyrtare e Ligës Aziatike të Basketbollit, ka bërë të ditur se basketbollisti është izolur, shkaku i frikës së mund të jetë infektuar me koronavirus.

“McKay është në karantinë pasi ishte përfshirë në ‘listën e kontaktit’ për një rast të koronavirusit në Singapor. Një 42-vjeçar nga Franca është testuar pozitivisht për koronavirus, ndërsa ai ishte në të njëjtin fluturim me McKayn nga Stambolli për në Singapor”, ka njoftuar faqja zyrtare e Ligës së Azisë.

Përhapja e koronavirusit ka bërë që shumë aktivitete sportive në gjithë botën të anulohen, e një pjesë e tyre të luhen pa tifozë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK