Lajme
Basha poston fotografinë e mjekëve në Spitalin Infektiv: Jeni heronjtë tanë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka postuar në rrjetet sociale një fotografi nga ekipi mjekësor i Spitalit Infektiv ku shihen disa mjekë të veshur me veshje speciale për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.
“Jeni heronjtë tanë”, ka shkruar kreu i demokratëve poshtë imazhit të postuar të mjekëve.
Basha falënderoi edhe njëherë mjekët për punën dhe përkushtimin, derisa iu shprehu mirënjohjen për sakrificën që po e bëjnë.
“Jeni heronjtë tanë! Mendja dhe zemra e çdo shqiptari është me ju! Zoti ju dhëntë forcë dhe kurajo për ta përballuar këtë sfidë që kemi përpara! Në këto kohë ju nuk jeni vetëm prindër, bashkëshortë, bijë dhe bija, motra dhe vëllezër të familjarëve tuaj, por të të gjithëve ne bashkëqytetarëve tuaj”.
“Mirënjohje të thellë kombëtare për secilin prej jush! Askush nuk ju sheh çuditshëm, e gjithë Shqipëria ju sheh me admirim për punën dhe përkushtimin tuaj! Zoti ju bekoftë ju dhe të afërmit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, ka shkruar Basha në rrjetet sociale./ A2 CNN





















