Connect with us

Sport

Barcelona interesohet për mesfushorin e Serie A – por, garën e ka thuajse të humbur me Chelsea

Publikuar

Anëtari i Sassuolo, Jeremie Boga, është në interesin e skuadrës së Chelsea, por së fundmi edhe të skuadrës nga La Liga, Barcelona.

Lojtari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, duke bërë që gjigantët e Evropës ta duan në skuadër.

Skuadra favorite për të siguruar nënshkrimin e Boga është Chelsea, pasi ata kanë të drejtën për ta blerë lojtarin që dikur ishte pjesë e tyre, transmeton lajmi.net.

‘Blutë’ kanë opsionin që për 14 milionë euro ta kthejnë yllin e Serie A në skuadër, por tentime do të ketë edhe nga Barca.

E vetmja mundësi për katalanët është që Chelsea të mos shfrytëzojë të drejtën për Boga. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK