Kosovë
Banorët e Wuhan-it po presin me orë të tëra në radhë për t’i marrë eshtrat e të dashurve të tyre

Krematoriumet në Wuhan çdo ditë janë duke mbushur mijëra mbetje të të vdekurve nga koronavirusi.
Kështu banorët e Wuhan-it janë duke pritur për orë të tëra në radhë për t’i marrë eshtrat e të dashurve të tyre.
Ndërkaq qeveria kineze po insiston që numri i vdekjeve nga shpërthimi i koronavirusit në Wuhan është 2.535. Por javën e kaluar, 5,000 trupa u dorëzuan në një krematorium të Wuhan-it për vetëm dy ditë.
Kina ka shpallur fitore ndaj pandemisë, dhe të premten i mbylli kufijtë e saj për pjesën tjetër të botës për shkak të frikës së importimit të infeksioneve.
Por skeptikët thonë se raportet për zero infeksione të reja janë shumë të mira për të qenë të vërteta dhe tregojnë se, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, Kina nuk raporton rezultate pozitive të testit nëse personi është asimptomatik. /Periskopi.com/
What is the official death count in Wuhan? Doesn’t this picture from Caixin shows 3500 urns with cremated remains? And this truck holds 2500 runs and the driver says this his second delivery pic.twitter.com/UlKxGUn38s
— Bill Bishop (@niubi) March 26, 2020



















