Connect with us

Uncategorized

Banka Botërore ndan 12 miliardë dollarë për koronavirusin

Publikuar

Banka Botërore do t’i ndajë 12 miliardë dollarë si ndihmë për shtetet të cilat po përballen me përhapjen e koronavirusit.

Në pakon e kësaj ndihme financiare përfshihen hua me shkallë të ulët të interesit, grante dhe ndihmë teknike.

Kjo masë erdhi në kohën kur udhëheqësit botërorë janë zotuar se do t’i mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi negative ekonomik i së koronavirusit dhe kur pati paralajmërime se përhapjes shtetet mund të zhytën në recesion, shkruan BBC.

Banka Botërore tha se prioritet janë vendet më të varfra dhe që rrezikohen më së shumti.

Ndihma financiare do të jepet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit publik dhe bashkëpunimit me sektorin privat për zvogëlimin e ndikimit negative të koronavirusit në ekonomi.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK