Kosovë
Avokati Koci paraqitet vullnetar për të ndihmuar rreth koronavirusit

Avokati Arianit Koci ka përgëzuar Qeverinë për masat e ndërmarra kundër përhapjes së koronavirusit, duke thënë se duhet të respektohen në përpikmëri, transmeton Periskopi.
Tutje ai ka thënë se barrën e virusit s’duhet lënë veç tek punëtorët shëndetësorë, kështu duke vënë veten në dispozicion për ndihmë.
Ja reagimi i plotë:
Masat e propozuara nga Qeveria, për mbrotjen nga coronavirus-it, duhet të respektohen në mënyrë rigoroze.
Sa më pak kontakte me persona tjerë dhe vetizolim të arsyeshëm.
Por, barrën e luftimit të këtij virusi, nuk mund t’ia lëmë vetëm punëtorëve shëndetësor.
Prandaj, nëse ka nevojë, PARAQITEM VULLNETAR për të ndihmuar – për çkado që nevojitet, në çfarëdo forme.
Natyrisht, nën masat, urdhërat dhe përkujdesjen e personave apo organeve kompetente.














