Connect with us

Sport

Arteta shërohet nga koronavirusi, Arsenali nuk nis stërvitjet

Publikuar

Klubi kishte pritur që lojtarët të raportonin të martën pas një karantine 14 ditëshe pas testit pozitiv të Arteta për COVID-19.

Por ata kanë vendosur të anulojnë planet në mes të këshillave të tanishme të qeverisë për distancimin shoqëror pa ndonjë datë të dhënë kur mund të kthehen, transmeton lajmi.net.

Komunikata e Arsenalit thoshte: “Lojtarët e ekipit të parë të meshkujve ishin planifikuar të ktheheshin në stërvitje të martën pasi përfunduan 14 ditë izolim pas diagnozës pozitive të Mikel Arteta për virusin”.

“Si rezultat i situatës aktuale ne jemi të qartë se do të ishte e papërshtatshme dhe e papërgjegjshme të kërkojmë nga lojtarët që të kthehen në këtë kohë”.

“Prandaj skuadra e parë e meshkujve, femrave dhe lojtarët e akademisë mbeten të gjithë në shtëpi. Qëndroni në shtëpi dhe shpëtoni jetë”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK