Connect with us

Sport

Arsenal janë gati për transferimin e Smalling

Publikuar

Arsenal janë duke u përgatitur për të ofruar rreth 25 milionë funte për kartonin e mbrojtësit të Manchester United.

Smalling aktualisht luan me Romën, si i huazuar, por kartoni i tij i takon Manchester United.

‘Gazzetta dello Sport’ bën  të ditur se Arsenal do të paguajnë çmimin e caktuar nga United për lojtarin, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Anglisë ka gjetur formën e tij me paraqitjet e dhuruara te Roma.

Roma gjithashtu dëshiron transferimin permanent të lojtarit, por duket se shuma e kërkuar nga United është e paarritshme për ‘Giallorossi’.

Mbetet të shihet se ku Smalling do të luajë në sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK