Connect with us

Lajme

Arrin në 12 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Publikuar

më

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në shqipëri, ku njëri është i lidhur me pacientin zero, ndërsa tjetri është një rast i ri në Lushnje.

Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, gjatë raportit të fundit për media, ku tha se janë testuar gjithsej 157 persona të dyshuar me COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë kryer edhe 43 testime të reja, nga të cilat kanë rezultuar dy raste positive me COVID-19. Njëri prej tyre është i lidhur me RASTIN 1 të identifikuar me koronavirusin e ri ndërsa rasti tjetër është një i moshuar në Lushnje (78 vjecar) me histori udhetimi me Italine. Të dy rastet e reja në vetëizolim dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar për COVID-19 dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ju informojmë se: 3 prej të prekurve janë të shtruar në Spitalin Infektiv në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pa probleme të veçanta. Një prej tyre është e izoluar në spitalin e Durrësit, në terapi intensive, por në gjendje të stabilizuar.

7 prej personave të identifikuar COVID-19 pozitiv janë në VETËIZOLIM pa shenja klinike të infeksionit respirator. Ndërsa 104 persona, kontakte të personave të identifikuar me COVID janë në vetëkarantinim”, tha Rakacolli.

Shqipëri20 minutes ago

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Lajme1 hour ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Maqedoni2 hours ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri3 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme4 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni5 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri5 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme6 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni8 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri8 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme9 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme10 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

NA NDIQ NË FACEBOOK