Kosovë
Arrijnë rreth shtatë mijë teste për koronavirus

Në Kosovë kanë ardhur rreth shtatë mijë teste për të bërë analizën e pacientëve që dyshohen se janë prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Ministria ka realizuar kontratën për furnizim emergjent për material laboratorik për testime në SARS-Cov 2 për koronavirus dhe nga kompania që e ka fituar tenderin jemi njoftuar se ajo prej sot ka filluar me liferimin e materialeve për testime me RT-PCR për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare”.
“Pra, materialet janë në Kosovë dhe ato mund të shfrytëzohen nga IKSHPK për të kryer testet e nevojshme në mostrat e dyshimta për Covid-19″, ka thënë Hoti.



















