Sport
Arrestohet Klodian Duro, kjo është arsyeja

Ish-futbollist i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua nga Policia e Tiranës për shkelje të urdhrit të mbrojtjes dhe për kanosje. 42-vjeçari sipas burimeve pranë policisë u denoncua nga ish-bashkëshortja, e cila kërkoi ndihmën e policisë që të ndërhynte.
Mësohet se Duro ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, teksa ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje së fundmi.
Mësohet se në datën 24 mars, ish-futbollisti i Kombëtares, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, duke e kanosur këtë të fundit e cila ka lajmëruar policinë… Burime të sigurta për “Panoramën” bëjnë me dije, se Duro pasi është arrestuar është dërguar në Komisariatin nr.1.
Më pas, ish-bashkëshortja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe.
Pritet ish-futbollisti të dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për veprën penale, pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.






















